Raporti: 85 ushtarë të Sirisë dezertuan në Turqi

0
49

Raportohet se 293 sirianë kanë dezertuar në Turqi, duke përfshirë këtu edhe 85 ushtarë.

Sipas këtij raporti, këto dezertime ndodhën dje, ndërsa në mesin e 293 sirianëve, gjendet edhe një gjeneral dhe disa oficerë të tjerë.

Siç raporton Rel, aktivistët sirianë thonë se një gjeneral i artilerisë dhe shtatë oficerët e tjerë që dezertuan, ishin larguar nga provinca Homs e Sirisë.

Në raportin e agjencisë thuhet se ky ishte njëri nga grupet më të mëdha të dezertorëve ushtarakë sirianë që kaluan në Turqi, në të njëjtën kohë, prej muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi kryengritja në Siri.