11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Range Rover Sport me 620 kuajfuqi [foto]

Më të lexuarat

Në mesin e shumë veturave të modifikuara nga kompania Mansory, kohëve të fundit ajo ka modifikuar edhe modelin Range Rover Sport.

Paketa e Mansoryt për modifikimin e këtij Range Rover Sport përfshinë aerodinamikën nga fibra të karbonit, duke filluar nga mbrojtësit e modifikuar, spoileri i përparmë, set pragjesh, difuzeri i pasmë, spoileri i pasmë mbi çati, mbrojtësit anësorë më të gjerë, maska e përparme, si dhe pasqyrat, transmeton Koha.

Gjithashtu kjo paketë përfshinë edhe amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, set të rrotave Mansory prej alumini me diametër prej 21 deri 23-inç, si dhe interierin prej lëkure dhe disa elemente me ngjyrë të kaltër nga fibra të karbonit.

Së bashku me këtë paketë, Mansory ofron edhe paketën për përforcimin e motorit.

Mansory ka përforcuar motorin 5.0-litër v8 në 620 kuajfuqi, ndërsa motorin dizel 4.4-litër SDV8 e ka përforcuar në 380 kuajfuqi.

1 3 4 5 6

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit