18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ramush Gjokoviç Haradinaj nga katolik vetëshpallet shqiptarist

Më të lexuarat

Deklarata e kryeministrit Haradinaj e dhënë gjatë një interviste për televizionin serb Tv Happy, lidhur me përkatësinë fetare, kishte nxitur debat të shumtë në Kosovë.

Në një intervistë në Rubikon, Haradinaj ka dhënë një tjetër deklaratë skandaloze, duke thënë se feja më e mirë në botë është shqiptaria.

“Po dalin do imamë atje, e pash molla Osmanin me një akademi, t’u thanë Ramushi kshtu. Po jam shqiptar o molla Osman, ma së pari jam shqiptar.

Në Bosnje kur të vesin se cka je, njoni thotë që jam serb, një kroat, një mysliman, pra ka komb mysliman.

E kur tmë vet mue ktu cka je, tham jam shqiptar, si Noli, si vëllezërit Frashëri e si Hoxhë Tasini.

Kur të vjen ai serbi në Kosovë e të më pyet se cka je, unë i them shqiptar.

Unë i respektoj të gjithë fetë. Feja jem është ma e mira në botë, është shqiptaria. S’di që ka fe ma të mirë në botë.

Rakinë e venën i kemi me mijëra vjetë, nuk është që ja kam nisë unë”, ka deklaruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit