3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ramazani fillon më 24 prill 2020, pa rite fetare nëpër xhamitë e Zvicrës

Më të lexuarat

“Muaji i bekuar i Ramazanit fillon me perëndimin e diellit të ditës së enjte, ndërsa dita e parë e tij është më 24 prill, 2020, e premte. Ramazani i këtij viti do të jetë një muaj ku aktivitetet fetare do të organizohen në  frymën e masave të jashtëzakonshme, në përputhje me udhëzimet e organeve kompetente shtetërore.” thuhet në njoftimin e DAIGS në Zvicër.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër DAIGS njofton besimtarët myslimanë se Muaji i Ramazanit fillon ditën e premte, më 24 prill 2020.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, bazuar në vendimet dhe udhëzimet e fundit që ndërmori Qeveria e Zvicrës, ka lëshuar një komunikatë në lidhje me masat që vazhdojnë edhe gjatë këtij muaji të agjërimit për parandalimin e virusit COVID-19.

Në vijim komunikata e plotë:

“Ne patëm shumë shpresë se me lehtësimet e fundit që u bënë me datë 16.04.2020, nga ana e Qeverisë e Zvicrës, do të kishte lehtësim edhe ndaj aktiviteteve të komunitetit tonë në xhami, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe gjendja e jashtëzakonshme në xhamitë tona do të vazhdojë edhe për një afat kohor të papërcaktuar.

Kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, bazuar në vendimet dhe udhëzimet e fundit që ndërmori Qeveria zvicerane, në lidhje me masat për parandalimin e virusit COVID-19, si dhe në rekomandimet e Federatës së Organizatave Islame në Zvicërs (FIDS), ku edhe ne si DAIGS bëjmë pjesë, përmes kësaj komunikate ju paraqesim këto vendime dhe rekomandime:

Muaji i bekuar i Ramazanit fillon me perëndimin e diellit të ditës së enjte, ndërsa dita e parë e tij është më 24 prill, 2020, e premte.

Ramazani i këtij viti do të jetë një muaj ku aktivitetet fetare do të organizohen në  frymën e masave të jashtëzakonshme, në përputhje me udhëzimet e organeve kompetente shtetërore.

Xhamitë mbeten edhe më tutje të mbyllura për namazet ditore me xhemat, për namazin e xhumasë. Po ashtu, namazi i teravisë do të falet individualisht ose familjarisht dhe nuk do të falet në mënyrë të organizuar në xhami.

Mësim-besimi në Mekteb mbetet të zhvillohet edhe mëtutje online, për ta shqyrtuar edhe njëherë pas 11 majit, 2020. Gjatë Ramazanit, xhamitë duhet të jenë të hapura për imamin dhe kryesinë e

xhamisë, të cilët do të kujdesen për kërkesat e xhamatit, ligjëratat online dhe thirrja e Ezanit, etj.

Iftaret nuk lejohen të organizohen në grupe të mëdha. Preferohet që në këtë Ramazan, iftaret t’i kalohen në atmosferën dhe sofrën e familjes së ngushtë. Sa i përket organizimit dhe faljes së namazit të bajramit, gjithashtu, për momentin është e pamundur dhe në vend të tij, do të falet namazi i sahabut, në shtëpi apo banesë. Kryetarët dhe imamët e xhamive do t’ju drejtohen xhemateve të tyre me një mesazh bajrami për t’ju uruar festën anëtarëve të xhamisë.

Të gjitha obligimet e tjera fetare që janë të caktuara të realizohen në këtë muaj, sikurse janë fitrat, fidjet, kefaretet apo sadakatë, do të duhet të kryhen në secilën xhami, te kryesitë e tyre.

Të nderuar vëllezër, e theksojmë dhe ju rikujtojmë edhe njëherë se shëndeti dhe mbrojtja e jetëve të njerëzve është ndër gjërat e para që duhet t’ju japim përparësi. Prandaj i bëjmë të gjitha këto ndryshime dhe japim të gjitha këto udhëzime. Ngelim me shpresë se do të respektohen fuqishëm nga ju. I gëzohemi fortë ardhjes së Ramazanit, sepse me të do të vijë mëshira, mirësia dhe shpresa për të gjithë ne. Pra, mirë se të vijë muaji i bekuar i Ramazanit! Ju urojmë një muaj të begatë dhe të lehtë Ramazani!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e DAIGS.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit