10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja rreh brutalisht vajzen ne publik

Më të lexuarat

Pak ditë më parë nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazani pushtoi të gjitha mediat vendase për shkak se u filmua duke dhunuar një vajzë në zonën e QSUT-së në kryeqytet.

Ditën e sotme, Syri Tv ka publikuar një tjetër video ku shihet dhuna brutale e ushtruar nga Rraja drejt një vajze.

Pamjet janë vërtet të rënda pasi 26-vjeçari e godet shumë herë në kokë dhe në trup me grushte e më pas e shtrin në tokë. Ramazan Rraja i kërkon vajzës që të largohet pej tij.

Biseda mes tyre në video

Rraja: Shpejt, shpejt, shpejt, zhduku nga këtu se do të q* ro*t. Zhduku nga këtu se do të të lë palë në tokë. A ha shqip a nuk ha?!

Vajza ngrihet dhe i shkon sërish pas.

Rraja (I gjuan sërish): Zhduku moj ku*vë rruge nga këtu, zhduku shpejt po të them.

Vajza: Pse kush jam unë, ku*vë rruge?! (ngrihet dhe i shkon sërish pas).

Rraja: Do të q* ropt se nuk desha me të prek me dorë. Ke dy orë këtu që na ke çarë k**in.

Vajza: A do me m’vra?

Dyshja vijojnë të konfliktohen me grushte dhe nipi i deputetit Rraja shihet që e grushton vazhdimisht në kokë dhe trup. Ai i vendos këmbën mbi fytyrë dhe e kap nga flokët e më pas e tërheq zvarrë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 31 korrik në ambjentet QSUT-së. në një deklaratë zyrtare policia është shprehur se Ramazan Rraja është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që është pezulluar nga detyra edhe një efektive policie që ishte e pranishme gjatë dhunimit por nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën që ushtrohej kundrejt vajzës.

Por kush është Ramazan Rraja?

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë.

Dosja Xhisiela u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj.

Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.

https://www.syri.net/web-tv/272522/pamje-te-renda-ramazan-rraja-nipi-i-deputetit-te-ps-se-rrahman-rraja-rreh-brutalisht-vajzen-ne-publik-syri-tv-sjell-pamje-ekskluzive/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit