14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rama: Vizita në shtëpinë e bardhë, moment i rëndësishëm

Më të lexuarat

Një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vlerësuar kryeministri Edi Rama vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe takimin me presidentin Obama.

Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës pak para këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare tha se vizita në Shtëpinë e bardhë në Washington përbën një moment kyç për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

“Unë marr si një moment të një rëndësie të veçante për vendin tonë, pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon”, u shpreh kryeministri.

Rama është duke bërë një vizitë zyrtare në SHBA, ku u takua edhe me zëvendëspresidentin amerikan Biden dhe komunitetin shqiptar në Amerikë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit