8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama në Stamboll, çfarë do të diskutojë me Erdogan në Tarabya Palace…

Më të lexuarat

eministri Edi Rama do të takohet sot në orën 19:00 me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Takimi do të zhvillohet në Tarabya Palace në Stamboll.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pasi qeveria shqiptare ka miratuar vendimet lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili do të realizohet përmes investimeve turke.

Takimi në fjalë vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia pritet të nisin negociatat lidhur me përcaktimin e kufirit detar, ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka dhënë autorizimin ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për plotfuqishmërinë e grupit negociator.

Ndoshta këto do të jenë ndër çështjet kryesore që Rama do të diskutojë me Erdogan, i cili mësohet se ka premtuar se do të jetë pjesëmarrës në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Para takimit me Edi Ramën, referuar agjendës së bërë publike në mediat turke, Presidenti Erdogan ka pasur një takim me kryeministrin turk Binali Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit