12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rama mban premtimin për shtëpinë dhe kravatën, çfarë i ndodh familjes në Shijak

Më të lexuarat

Një tjetër dramë njerëzore, ku varfëria është ulur këmbëkryq është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku protagoniste është bërë një familje e varfër në Shijak, të cilës iu ndërtua një shtëpi e re.

Ndërkohë, përveç premtimit për të ndërtuar shtëpinë brenda këtij viti, Rama mbajti edhe fjalën me kryefamiljarin, Hysen Zhupanin, ndërsa në fund ata ndërruan edhe kollaret.

“Edhe kravatën kam ngelur me të dhënë, pasi kravatën tënde e mora. Ja mora herën tjetër. A të thash? I mora kravatën dhe i thash; ‘kur të vijë që të inaugurojmë shtëpinë, do të jap kravatën time’. Këtë e ke kujtim nga unë”, iu drejtua Rama kryefamiljarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit