15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rama i kërkoi Rumanisë njohjen e Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në Rumani, ku pati një takim me homologun e tij Victor Ponta. Gjatë konferencës së përbashkët për shtypin, kreu i Qeverisë shqiptare i bëri thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën, për t’u bërë në këtë mënyrë, pjesë e procesit të ndjekur nga vendet demokratike.
 
“E fundit, kërkesa ime e përsëritur, jo për nga rëndësia. Urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe t’i japë mundësi Kosovës të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në procesin e atyre vendeve demokratike që e kanë njohur Kosovën. Ne besojmë që sot, njohja e Kosovës nga Rumania nuk është më një çështje bilaterale, por çështje e sigurisë së hapësirës së përbashkët evropiane dhe e fuqizimit të saj, që të mos lejojmë që të tjera forca të përfitojnë”, tha Rama.
 
Kryeministri Rama tha se, Rumania është një vend mik me të cilin na lidh historia, kultura dhe qindra studentë dhe familjarë që gjenden atje.
 
“Dhe po ashtu na lidh një bashkëpunim jashtëzakonisht i ngushtë mes dy qeverive tona. Në 18 mars të një viti më parë, kryeministri erdhi në Tiranë dhe folëm për rrugët e bashkëpunimit mes nesh. Sot kam kënaqësinë të them se ajo ç’ka kemi folur, ka filluar të kthehet në hapa dhe rezultate konkrete”.
 
Kryeministri bëri me dije nënshkrimin e një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj rumune, për mbrojtjen sociale që i garanton të gjithë ata që punojnë në Rumani, lidhur me kontributet e tyre, dhe po ashtu, reciprokisht, edhe qytetarët rumunë që punojnë në Shqipëri.
Gjithashtu Rama njoftoi se Shqipëria dhe Rumania janë në prag të finalizimit të një tjetër hapi të rëndësishëm që do të sigurohet me marrëveshjen mes Ministrive të Arsimit, për bursa për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në fushën e IT.
 
Qeveria shqiptare dhe ajo rumune po shkojnë edhe drejt finalizimit të një marrëveshje të parë në fushën e bashkëpunimi për energjinë, “për të mësuar përfitimin reciprok nga surplusi i prodhimit të energjisë.
 
Rama u shpreh mirënjohës ndaj ministrit për gatishmërinë për të na mbështetur për projektin e përbashkët për krijimin e një rrjeti ekspertësh, që do na ndihmojnë në procesin e integrimit.
 
“Bëhet fjalë për ekspertë të cilët e kanë bërë këtë proces në Rumani apo në vende të tjera, që sot janë integruar në BE, dhe që janë të gatshëm të vijnë të punojnë të Tiranë”./Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit