8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rama: Duam një President konsensual

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se forca politike që drejton kërkon një president konsensual, ndërsa theksoi rëndësinë e përmbushjes së Reformës Zgjedhore përpara se Parlamenti të nisë procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të vendit.

“Duam një president konsensual, duam një president qe te misheroje unitetin kombetar, ne keto kohe teper te rendesishme per kombin shqiptar, duam nje president qe te garantoje Kushtetuten, duam nje president te paanshem per zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.

Kreu i PS theksoi se duhet një president që të mos jetë noter i asnjeres parti, përfshirë këtu edhe PS.

“Duam një President për të gjithë shqiptarët dhe për këtë komunikojmë me cdo forcë parlamentare dhe për këtë do të mundohemi deri në fund të këtij procesi Kushtetues”, tha Rama.

Duke folur për reformën zgjedhore, Rama vlerësoi se ky mbetet prioritet dhe se BE dhe SHBA kanë theksuar se kjo reformë duhet të mbyllet para se Parlamenti të merret me zgjedhjen e presidentit.

“Në procesin e Reformës Zgjedhore kemi patur parasysh të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha Rama./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit