6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama drekë me Erdogan, mediat turke zbardhin takimin: U fokusua në dy drejtime

Më të lexuarat

E gjithë vëmendja e mediave dje u fokusua në një foto që postoi kryeministri Edi Rama në orët e mesditës, ku shfaqej në një drekë në rezidencën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruante kryeministri, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër lidhur me këtë takim.

Megjithatë, mediat turke kanë thelluar më tej këtë takim. Sipas tyre, referuar edhe në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, mësohet se në këtë takim janë diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet rajonale.

Po ashtu, në tryezë i pranishëm ka qenë edhe Berat Albayrak, ministëri i Thesarit dhe Financave.

Nga ana tjetër, kujtojmë se takimi i Rames me kreun e shtetit turk vjen nëntë ditë pasi Meta zhvilloi një takim, të konsideruar si pozitiv me të në Sarajevë në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit