6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama citon Ibën Kajim Xheuzije gjatë një iftari në Berat: njeriu do takojë një ditë Zotin e tij…

Më të lexuarat

Duke folur në një iftar në Berat, kryeministri Rama ka cituar një prej dijetarëve më të mëdhenj të Islamit, Ibën Kajim Xheuzije, duke përcjellë prej tij kumtin e takimit të njeriut më Zotin e përgatitjes për jetën e përtejme.

“Ndërsa një dijetar i botës islame, Ibën Kajim el Xheuzije, thoshte se  Njeriu ka një Zot të cilin do e takojë e një shtëpi ku do të banojë, dhe ai duhet të kënaqë Zotin e tij përpara se ta takojë dhe të ndërtojë shtëpinë e tij përpara se ta banojë.

Dhe teksa askush në botë, edhe më të fuqishmit mes vdektarëve nuk mund të shpëtojnë asgjë më shumë se vet shpirtin e tyre, ajo që një shtet mund të bëjë duke marrë frymëzim nga fjalët e Ibën Kajimit është të ndërtojë një shtëpi ku të gjithë besimtarët të gjejnë amshim dhe të ndihmojë që të gjitha shtëpitë brenda oborrit të madh të bashkëjetesës në një vend të përbashkët, të mbahen në këmbë e të mbajnë brenda në qetësi e siguri banorët e tyre”, tha Rama.

Ai më tej citoi dhe Gjergj Fishtën, në vlerësimin që kleriku i madh katolik ka dhënë për Islamin në raport me shqiptarët.

“Sepse ashtu siç mes shumë të tjerave ka shkruar dhe një ndër katolikët më të mëdhenj të këtij vendi, At Gjergj Fishta, Islami është i pandashëm nga shpirti i kombit tonë”, shtoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/         

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit