7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rajoni i Lombardisë në Itali ndalon ferexhenë në vende publike

Më të lexuarat

Pas disa vendeve të Europës, edhe Italia duket se ka nisur fushatën e saj kundër bartjes së ferexhesë. Rajoni verior i Italisë, Lombardia ka ndryshuar legjislacionin dhe ka aprovuar ndalimin e ferexhesë në spitale dhe ndërtesa të qeverisë lokale.

Ligji i ri i aprovuar në këtë rajon do të hyjë në fuqi që nga dita e parë e vitit 2016, ndërsa është ligji i parë nga një rajon italian i cili ndalon veshjen muslimane që mbulon fytyrën.

Ligji ekzistues në vend, i aprovuar në vitin 1970, ndalon veshjet që e vështirësojnë identifikimin e një personi në vende publike.

“Ne e kemi rifreskuar ligjin dhe tani askush me fytyrë të mbuluar nuk do të lejohet të hyjë në vende publike, spitale dhe zyra qeverisëse”, është shprehur Roberto Maroni, kryetar i Lombardisë për Il Fatto Quotidiano.

“Kushdo që hynë në një spital në Lombardi, duhet të jetë i identifikueshëm dhe të paraqitet i pambuluar, prandaj veshjet karakteristike të femrave muslimane janë të ndaluara”, thonë zyrtarët vendorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit