8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rahovec: Vëllau vret Vëllaun dhe e djeg pastaj!

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë në Rahovec, ku vëllai kishte vrarë vëllanë e më pas e kishte djegur.

Policia e Kosovës ka arrestuar rahovecasin me inicialet, G . K., për veprën penale “Vrasje e rëndë”, pasi që i njëjti dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij.

Sipas njoftimit, fillimisht më 27 shkurt të këtij viti në stacionin policor në Rahovec një grua kishte raportuar se bashkëshorti i saj ishte zhdukur që nga 11 janari, shkruan lajmi.net.

“Rasti fillimisht është inicuar në stacionin policor në Rahovec ndërsa për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me datë 13.03.2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mirëpo, Policia e Kosovës pas një pune intensive operative hetimore hetuesit rajonal në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e çështjes kanë arritur të ndriçojnë rrethanat e rastit, kanë identifikuar  personin e dyshuar G.K., i lindur në vitin 1961,  si kryes i mundshëm i veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe sot është bërë arrestimi i tij.

“Sot me datë 09.04.2020 është arrestuar personi në fjalë i cili është familjar i viktimës. Trupi i pajetë dyshohet se është djegur nga i dyshuari, policia ka gjetur vetëm disa mbetje në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Arrestohet personi i dyshuar për ,,Vrasje të rëndë” në Rahovec

Gjakovë, 9 prill 2020

Me datë 27.02.2020 ne ora 14:10 në stacionin  policor ne Rahovec është raportuar një rast person i zhdukur.

Ankuesja femër / kosovare/ shiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull / kosovar / shqiptar i moshës 64 vjeçar ishte zhdukur që nga data 11.02.2020.

Rasti fillimisht është inicuar në stacionin policor në Rahovec ndërsa për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me datë 13.03.2020.

Pas një pune intensive operative hetimore hetuesit rajonal në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e çështjes kanë arritur të ndriçojnë rrethanat e rastit, kanë identifikuar  personin e dyshuar G . K, mashkull / kosovar/ shqiptar i lindur në vitin 1961,  si kryes i mundshëm i veprës penale ,,Vrasje e rëndë”.

Sot me datë 09.04.2020 është arrestuar personi në fjalë i cili është familjar i viktimës. Trupi i pajetë dyshohet se është djegur nga i dyshuari, policia ka gjetur vetëm disa mbetje në vendin e ngjarjes.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave të cilat dyshohet se i dyshuari i ka përvetsuar nga viktima pas kryerjes së veprës, po ashtu nga i dyshuari  janë konfiskuar edhe dy armë të mbajtura pa leje dhe municion të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit