7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Raheem Sterling: Mediat në Angli “ndihmesë racizmit”

Më të lexuarat

Futbollisti anglez i Mancheter Cityt, Raheem Sterling, thotë se mediat angleze janë shndërruar në një “ndihmesë të racizmit”, për nga mënyra se si i portretizojnë futbollistët me ngjyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas disfatës së djeshme nga Chelsea me rezultatin 2:0, figura e Sterling zuri vend në mediat në Angli të cilat pretenduan se lojtari anglez është fyer në bazë racore, pas çka sot, vijoji një reagim i Sterling në rrjetet sociale.

“Lidhur me atë që u tha për ndeshjen në Chelsea, siç mund të shihni nga reagimi im, unë thjesht duhet të qesh, sepse nuk pres më mirë”, shkruan Sterling në profilin e tij në Instagram ku thekson se janë dy lojtarë të rinj që fillojnë karrierën e tyre, të dy luajnë për të njëjtin ekip, që të dy kanë bërë gjënë e duhur duke blerë një shtëpi të re për nënat e tyre të cilat kanë sakrifikuar shumë që të mbërrijnë aty ku janë.

“Por shihni se si gazetat përçojnë mesazhin e tyre për lojtarin e ri me ngjyrë dhe më vonë për lojtarin e ri të bardhë”, shkruan Sterling.

Siç shkruan shtëpia mediatike Sky, në postimin e tij Sterling u referohet titujve rreth lojtarit Adarabioyo, aktualisht i huazuar në West Brom, dhe bashkëlojtarit të tij Phil Foden, të cilët kanë blerë shtëpi.

Ndërsa artikulli gazetaresk në lidhje me Adarabioyo fokusohet tek blerja e shtëpisë në vlerë prej 2.25 milionë sterlina, pa regjistruar një ndeshje zyrtare për ekipin e parë, mesfushori 18 vjeçar Foden, portretizohet se ka “ndërtuar një të ardhme”.

“Kjo është e papranueshme. Të dy janë të pafajshëm, nuk kanë bërë diçka të gabuar, por çështja qëndron tek përpilimi i fjalive”, shkruan Sterling.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit