4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Radikalisti katolik që paralajmëroi “rrjepjen e kosovarëve”, njihet edhe për një skandal tjetër

Më të lexuarat

Luigi Marku nga Dibra e Shqipërisë është kthyer sërish në vëmendjen e mediave, pasi ai ka shfaqur edhe njëherë tjetër gjuhën e tij të urrejtjes ndaj myslimanëve.
Kësaj radhe ndaj myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Por, muaj më parë Marku i ishte gëzuar edhe një tragjedie që kishte ndodhur në Zelandë të Re. Bëhet fjalë për sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch ku mbetën 49 myslimanë të vrarë.

Marku atëkohë lavdëroi aktin e ulët të Brenton Tarrant. Ai është lutur që Zoti ta ruante njeriun që tronditi gjithë botën.

“U ngjallë Gjergj Kastrioti he të lumtë pushka e gishti që i ka tërheq Zoti e ruajt at’ luftëtar guximtar”, ka shkruar ai në një koment në Facebook. “Po atij i lumtë pushka e ruajt Zoti. Ai është hero kombëtar…”.

Në një video që ka siguruar dhe publikuar Insajderi të hënën, Luigi Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.

Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke u thënë se për ta nuk ka vend në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit