12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Radeonët mobil së shpejti

Më të lexuarat

AMD javës që vjen zyrtarisht do të paraqes linjën e procesorëve grafik për portativët të bazuar në dizajnin 28-nanometërsh Southern Islands.

Radeon HD 7xxxM paraqet versionet e modifikuara të çipave për kompjuterët e tavolinës, kështu që kreu i ofertës përbëhet nga linja HD 7900M me emër të koduar Thames dhe e përbërë nga çipat Pitcairn (HD 7800) për kompjuterët e tavolinës.

Në mesin e ofertës do të jenë Radeonët HD 7800M me emër të koduar Lombok, të cilët paraqesin versionet Cape Verde të modeleve nga Radeon HD 7770 për kompjuterët desktop. Linjat Radeon HD 7600M dhe 7700M janë të rezervuara për bërthamat grafike të integruara në gjeneratën e re të APU procesorëve Trinity, të cilët gjithashtu pritet që së shpejti të paraqiten në treg. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit