3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Qyteti ndalon refugjatët nga frekuentimi i pishinave

Më të lexuarat

Ngacmimet publike të femrave prej refugjatëve, janë shndërruar në një problem për autoritetet gjermane në qytetin e Këlnit.

E për t’i parandaluar këto, në Bornheim, një qytezë e vogël pranë Këlnit, autoritetet vendore kanë vendosur të mos lejojnë asnjë azilkërkues adult që të frekuentojë pishinat e mbyllura publike.

Masa drastike është vendosur pas një sërë denoncimesh të frekuentueseve gjermane, që ankohen për ngacmime seksuale.

Analistët dhe politikanët e interpretojnë këtë masë në qytetin prej 48 mijë banorësh si rezultat i tensioneve sociale që kanë pasuar mbërritjen e 1.1 milionë azilkërkuesve në Gjermani vetëm në 2015-n.

“Ka patur shumë ankesa për ngacmime seksuale nga grupe refugjatësh nëpër pishinat e mbyllura publike. Këto ankesa më detyruan që të marr vendimin për t’u ndaluar të gjithë azilkërkuesve madhorë frekuentimin e këtyre pishinave”, deklaron Markus Schnapka, zv.kryetar i bashkisë së Bornheimit.

Nuk qartësohet sesi do të vihet në zbatim një masë e tillë, por veç kësaj, Schnapka thotë se ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi nëpër kampe për t’u mësuar refugjatëve barazinë gjinore dhe respektin ndaj femrave.

Problematika e ngacmimeve seksuale dhe e përdhunimeve në Gjermani kulmoi në natën e ndërrimit të viteve, kur në qytetin e Këlnit u raportuan mbi 500 raste të tilla. Pas Këlnit pati raportime për raste të ngjashme edhe në qytete të tjera gjermane, por edhe në Suedi e Danimarkë.

Kjo ka nxitur reagimet dhe protestat anti-emigrante dhe zërat kundër politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel janë shtuar ndjeshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit