7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qyteti australian lejon thirrjen e ezanit për Ramazan

Më të lexuarat

Thirrja e ezanit në dy xhamitë në Melbourne vjen si një gjest mbështetës për muslimanët të cilët po kalojnë Ramazanin gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19)

Thirrja e ezanit do të dëgjohet nga dy xhamitë në qytetin australian Melbourne gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komunat e Hume dhe Dandenong, në të cilat jeton komuniteti turk, kanë lejuar thirrjen e ezanit të Akshamit dhe ezani i Xhumasë.

Ky veprim vjen si një gjest mbështetës për muslimanët të cilët po kalojnë Ramazanin gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave zyrtare, numri i muslimanëve në Australi është rreth 604 mijë dhe mbi 200 xhami besohet të jenë mbyllur përkohësisht për shkak të masave për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Deri më tani, në Australi janë regjistruar 6.765 raste të koronavirusit, duke përfshirë 93 raste të vdekjeve dhe 5.747 të shëruar

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.3 milionë, me rreth 234 mijë të vdekur dhe mbi 1 milionë pacientë të shëruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit