20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Qytetarëve që kërkojnë të hapen xhamitë, Bashkësia Islame u përgjigjet

Më të lexuarat

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar edhe traditat e feve. Deri në vitin e kaluar për muajin e shenjtë të Ramazanit ritet fetare kryheshin në xhami. Besimtarët, për t’u lutur e falur në xhami, duhet ta presin pas fazën e dytë të procedurave të daljes nga izolimi të cilën e ka paraparë Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeveria në detyrë të Kosovës. E ky vendim i Qeverisë së Kosovës do të respektohet në përpikëri ka thënë sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, në një prononcim për arbresh.info.

Sadriu ka shtuar se do të veprojnë sipas rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Është një proces që e ka përfshirë gjithë botën dhe kemi thënë se do t’i respektojmë këto vendime. Ne presim që në fazën e dytë të vijë deri te hapja e objekteve fetare. Deri atëherë jemi marrë vesh që mos t’i shkelim këto rregulla nga Instituti dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka treguar Sadriu.

Madje xhamitë ishin të parat që e kanë respektuar vendimin e mbylljes, ka thënë sekretari Sadriu.

“Ne masat i kemi respektuar në start. Jemi institucioni thuajse i parë që i kemi respektuar vendimet e IKShPK-së dhe i kemi marrë masat, duke i dezinfektu xhamitë. Kemi marrë masa që mos me leju tubime, pastaj faljen e namazit të xhumasë”, ka thënë Sadriu.

E qytetarët gjatë kësaj jave kanë bërë thirrje të hapen xhamitë.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit