1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qytetarët vendosën lule në vendin ku u vranë muslimanët gjatë namazit të xhumasë

Më të lexuarat

Qytetarët e Christchurch të Zelandës së Re, ku të premten ndodhi sulmi i përgjakshëm terrorist, vendosën lule pranë xhamisë Al Noor, një nga dy xhamitë ku u krye sulmi terrorist.

Ata kishin dalë për të nderuar viktimat e sulmit, i cili u krye në kohën e namazit të xhumasë. Sulmi në xhamitë Al Noor dhe Linwood u krye në një distancë kohore prej 10 minutash, ku u vranë të paktën 49 persona dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat lokale thonë se në mesin e të vrarëve janë edhe një vajzë 5-vjeçare dhe babai saj, të cilët u vranë gjatë sulmit terrorist.

Terroristi që mori përgjegjësinë për sulmin tha se ishte një australian 28-vjeçar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit