11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qytetarët nga Kavadari kërkojnë ndalimin e ezanit sepse frikësohen fëmijët!

Më të lexuarat

Një numër i madh qytetarësh nga Kavadari që jetojnë në afërsi të xhamisë, kanë reaguar deri te kyetari i komunës Aleksandër Panov për shkak të volumit të lartë me të cilën thirren besimtarët e konfeksionit Islam në lutje. Ata madje kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që hoxha të mos i thërras besimtarët dhe të mos e thotë ezanin, sepse fëmijët kanë frikë nga ezani nga zëri i lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nuk themi që hoxha të mos e thërrasë, i respektojmë të gjitha fetë, por të ulet volumi i ezanit, ose të mos përdoret aspak, sepse në Kavadar ka numër të vogël të muslimanëve, dhe nuk ka nevojë për zmadhues’, kanë reaguar një pjesë e qytetarëve që jetojnë në afërsi të xhamisë.

Nga Bashkësia Islame kërkojnë mirëkuptim nga banorët e Kavadarit, dhe thonë se në një shoqëri multietnike, nuk duhet të pengojnë dallimet.

Kryetari Panov për Fokus ka thënë se para disa muajve tek ai kanë arritur reagimet e para nga qytetarët që jetojnë në afërsi të xhamisë. Më herët ky problem nuk ka qenë prezent, por pas renovimit të xhamisë dhe vendosjes së zmadhuesit, një pjesë e banorëve të Kavadarit kanë filluar të ankohen.

‘Kemi biseduar me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe me hoxhën para disa ditëve, dhe së shpejti do të mbajmë një takim, sepse reagimet ende nuk po përfundojnë. Në bisedime, ne së bashku kemi konstatuar se nuk ka nevojë për një thirrje voluminoze, dhe u morrëm vesh që zmadhuesi të përdoret vetëm ditën e premte, në një pjesë të caktuar të ditës. Edhe qytetarët janë pajtuar se kjo është në rregull’.

Panov tha se planifikon të takohet me Këshillin e xhamisë dhe me hoxhën, për të shqyrtuar mundësinë të ulet volumi i zmadhuesit, dhe të mos u shkaktohet dëm edhe besimtarëve, por edhe banorëve të tjerë të cilët jetojnë në afërsi të xhamisë.

Krahas qytetarëve të cilëve u pengon thirrja e zëshme, ka edhe të atillë të cilët thonë se aspak nuk kanë problem me dispozitat fetare të bashkësive të tjera dhe se në një shoqëri kulturore dhe bashkëkohore duhet ketë respekt për të gjithë.

Sipas statistikës, në Kavadar jetojnë 96.8 përqind maqedonas, 1.8 për qind romë, 0.6 përqind serb, 0.4 përqind turq, gjegjësisht më pak se 200 musliman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit