10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qytetarët në Turqi reagojnë ashpër ndaj sanksioneve të SHBA-ve, thyejnë telefonat iPhone me çekan (Video)

Më të lexuarat

Qytetarët në Turqi janë filmuar duke shkatërruar me çekan telefonat e mençur iPhone. Kjo po ndodh pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që t’i vendosë sanksione Turqisë, e cila gjithashtu ka bërë thirrje për bojkotimin e produkteve amerikane.

Në një video të publikuar në Twitter që është shikuar nga mijëra njerëz, shfaqen një grup burrash të cilët me çekan thyejnë telefonat e mençur iPhone që prodhohen në SHBA.

Disa ditë më parë kanë qarkulluar në rrjetet sociale edhe disa pamje tjera, ku shiheshin disa qytetarë nga Turqia duke i djegur dollarët nëpër rrugët e qyteteve.

Por, e gjithë kjo luftë ekonomike dhe diplomatike mes Ankarasë dhe Washingtonit është rritur edhe më shumë, që kur autoritetet turke të sigurisë arrestuan priftin protestant Andrew Brunson, i cili në vitin 1993 erdhi nga SHBA-të në Turqi për të punuar, ndërsa autoritet turke të sigurisë e akuzuan për lidhjet me grupet terroriste.

Që nga futja e sanksioneve, vlera e lirës turke ka pësuar rënie drastike, ndërsa si kundërpërgjigje Turqia ka dyfishuar tarifën doganore për produktet amerikane siç janë alkooli e duhani.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Ltd-xvdwpFo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit