12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qytetarët jo-muslimanë të Turqisë ndajnë përvojën e ramazanit

Më të lexuarat

Jo-muslimanët mblidhen me muslimanët për të ndarë ushqimin e mbrëmjes, iftarin, i cili i jep fund agjërimit.

Jo-muslimanët në Turqi nuk agjërojnë gjatë ramazanit, muajit të shenjtë islamik që përfshin agjërimin gjatë ditës për një muaj rresht. Por shumë përjetojnë traditën bashkë me fqinjët muslimanë të tyre.

Roberta Olson Ozgunduz ka jetuar në Stamboll që në vitet 1980. Si një amerikane e martuar me një turk, ajo mësoi zakonet e muajit të shenjtë islamik e këshillon ata që nuk agjërojnë të mos hanë, pinë ose pijnë duhan në vende publike gjatë ditës.

“Ramazani për mua është një kohë festimi, siç është Dita amerikane e Falënderimeve, vetëm se bëhet 30 ditë rresht. Eshtë gjithmonë një ndjenjë e mirë, sepse kur i jepet fund agjërimit me miqtë muslimanë, edhe pse nuk agjëroj është shumë e veçantë, dhe i bën të gjithë të ndihen pjesë e së njëjtës familje. Prandaj, është një nga momentet e mia të preferuara në Turqi”.

Pas perëndimit të diellit, qyteti rimerr atmosferën e zhurmshme të tij, me xhami të ndriçuara e restorante të tejmbushura që ofrojnë menu të veçanta për ramazanin. Jo-muslimanëve këto zakone u duken shumë-ngjyrëshe, me gatime të shijshme specifike për ramazanin.

Disa kënaqin dëshirat e tyre me darka luksoze, megjithëse thuhet se ramazani bën ftesë për një jetë modeste.

Ceki Baruh, një banore hebraike e Stambollit, mendon se ramazani është një mundësi për të treguar një atmosferë miqësore me miqtë muslimanë.

“Një nga veprimtaritë e preferuara të mia është ndarja e iftarit me miqtë e mi muslimanë e të jetoj këtë entuziazëm. Dhe nëse mundem, përpiqem të mos ha gjatë atyre ditëve për t’i dhënë vlerë më të madhe veprimtarisë time. Duhet të theksoj se gjatë ramazanit, përfaqësuesit e feve të ndryshme në Stamboll organizojnë darka të përbashkëta për të festuar shpirtin e shenjtë të atij muaji”. /set

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit