12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Qytetarët e Gazës falënderojnë presidentin Erdoğan

Më të lexuarat

Palestinezët të cilët u mblodhën në kufirin e Gazës për “Marshimin e Kthimit të Madh” iu falënderuan presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për mbështetjen e dhënë

 

GAZA (AA) – Palestinezët të cilët u mblodhën në kufirin e Gazës për “Marshimin e Kthimit të Madh” iu falënderuan presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për mbështetjen e dhënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët me rastin e 42 vjetorit të Ditës së Tokës që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin organizojnë protesta paqësore nën emrin “Marshimi i Kthimit të Madh”. Me këtë rast në rajonin Cibaliye, në veri të Rripit të Gazës palestinezët iu falënderuan dhe shprehën dashurinë për Turqinë dhe presdentin Erdoğan, për mbështetjen e dhënë për Palestinën.

“Përshëndetje për Turqinë e ndershme nga Gaza”

Palestinezët të cilët hapën posterë me fotografinë e presidentit Erdoğan dhe me mbishkrime “Falënderojmë presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për qëndrimin e drejtë”, brohoritën slogane si “Përshëndetje për Turqinë e ndershme nga Gaza”, “O ju hebrenj, ushtria e Muhammedit është në kufi”.

Një numër i madh i palestienezëve të cilët morën pjesë në protestë dhe të cilët më parë janë plagosur nga ndërhyrja e ushtarëve të Izraelit thanë se “Turqia është vëllai ynë. E falënderojmë shumë për ndihmat e tyre. Neve po na ndihmojnë një numër i madh i shteteve, por Turqia qëndroi shumë mirë pranë nesh”.

Ndërsa një palestinez tjetër i plagosur tha se “Ne sionistëve (izraelit) po ia theksojmë këtë: Ne do të vijmë edhe në qoftë se plagosemi, copëtohemi. Edhe nëse na presin këmbët e duart ne do të arrijmë tek ata duke u zvarritur. Do të vazhdojmë derisa t’i dëbojmë okupuesit dhe derisa të kthehemi në tokat tona të okupuara”.

Një tjetër i ri i plagosur tha se “Do të vazhdojmë që ta duam këtë shtet. Edhe nëse të tjerët kthehen nga kjo rrugë, ne nuk do të kthehemi”.

“Është mesazhi i të gjithë neve. Ne do ta mbajmë fjalën në besnikëri për të gjithë të plagosurit tanë trima. Do të jemi besnikë. Do të vazhdojmë rrugën tonë. Nuk do të pendohemi. Nuk do të qëndrojmë prapa. Zoti na mjafton”, thotë ai.

Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës që gjendet nën bllokadën e Izraelit.

Ushtarët izraelitë po hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Më shumë se 130 palestinezë janë martirizuar dhe më shumë se 14 mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi në kufirin e Gazës. Në mesin e palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë, janë edhe 2 gazetarë dhe 2 punonjës shëndetësorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit