Qumështi nuk vështirëson frymëmarrjen

0
49

Shumëkush beson se qumështi mund të shkaktojë pengesa në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, mirëpo shkencëtarët i hedhin poshtë këto pohime. Në revistën Medical Hypotheses, në të cilën publikohen teoritë radikale biomjekësore, janë publikuar supozimet, me anë të të cilave shpjegohet se megjithatë një numër i vogël i njerëzve vuajnë nga problemet me frymëmarrje si pasojë e qumështit.

Duke analizuar disa studime, autorët kanë ardhur në përfundim se jo çdo qumësht është i njëjtë.

Një lloj i caktuar i lopëve, prodhojnë qumështin që përmban proteinën e quajtur beta-CM-7, e cila stimulon gjëndrat përgjegjëse për prodhimin e mukusit në sistemin tretës.

Këto gjëndra janë të pranishme edhe në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa krahas shfaqjes së inflamacioneve (p.sh. te astma), prodhohet sasi e madhe e mukusit.
Kjo teori krijon lidhshmëri në mes të konsumimit të qumështit dhe sasisë së rritur të prodhimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes, mirëpo shkencëtarët thonë se bëhet fjalë vetëm për një hipotezë./zhurnal/kohaislame