5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Qumështi mbron fëmijët nga diabeti

Më të lexuarat

Një gotë qumësht në ditë mund të mbrojë fëmijët obezë nga zhvillimi i diabetit, sugjeron një studim i ri. Qumështi i lopës përmban lëndë ushqyese që ulin insulinën, hormoni që kontrollon glukozën, mes vakteve, tregon studimi.

Si pasojë ulet edhe rreziku për zhvillimin e sindromës metabolike një grup gjendjesh shëndetësore, që përfshijnë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e larta të sheqerit dhe yndyrës në gjak, dhjam përreth belit dhe nivele më të ulëta të kolesterolit të “mirë”, shkruan Daily Mail.

Të gjitha këto gjendje mund të çojnë në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Shkencëtarët kanë zbuluar se të rinjtë obezë dhe mbipeshë që pinë qumësht lope çdo ditë, janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë diabet – forma që lidhet me mbipeshën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit