QKUK përfiton donacion 350 proteza gjiri

0
70

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfituar në formë të donacionit 350 proteza të jashtme të gjinjve, për pacientet që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit, njofton Zyra për media e QKUK-së

Dr. Genc Demjaha, nga shoqata e menaxherëve shëndetësorë e Kosovës- Medigal, tha se nga muaji mars, në bashkëpunim me Shoqatën Parlan nga Suedia, kanë filluar iniciativën për dhurimin e donacionit 350 proteza të jashtme të gjinjve për pacientet, që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit.

“ Donacioni ka ardhur nga gratë suedeze, që kanë pasur probleme të kësaj natyre që janë të grumbulluara në një shoqatë”, shpjegoi Demjaha.

Dr. Fitim Selimi, Shef i Kirurgjisë Torakale, theksoi se brenda viti në repartin e Kirurgjisë Torkale trajtohen 100 deri 150 raste të pacienteve, që kanë probleme me kancerin e gjirit, por vetëm një pjesë e tyre kanë nevojë për proteza të tilla.

“ Ky donacion do të jetë i mirëseardhur për repartin tonë, regjistrimin e tij do të bëhet në Barnatore qendrore, e më pastaj varësisht nga nevojat që kanë pacientet do të përdoren protezat”, tha dr. Selimi

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, ka formuar komisionin për pranimin dhe regjistrimin e donacionit, i cili fillimisht është vendosur në barnatoren qendrore dhe më pastaj do të bëhet tërheqja nga Reparti i Kirurgjisë Torakale./koha/kohaislame