6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qiproja nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Më të lexuarat

Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe të Qipros, Ivan Mrkic dhe Erato Kozaku Markulis, kanë rënë dakord se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe kanë konfirmuar mbështetjen e ndërsjellë për integritetin territorial.

Duke folur për Kosovën, gjatë takimit të tyre në Qipro, Markulis ka përsëritur se qëndrimi kombëtar i Qipros si shtet që nuk e pranon shpalljen e pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar.

“… Por, si udhëheqëse aktuale e BE-së, Qiproja do të ketë qasje të balancuar, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare – edhe të atyre që e kanë njohur Kosovën, edhe të atyre që nuk e kanë njohur”, ka thënë shefja e diplomacisë qipriotë, transmeton Rel.

Qiproja, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Spanjën dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit