11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qindra kolonë hebrenjë hynë në kompleksin Al-Aksa

Më të lexuarat

Të mbështetur nga policia izraelite, një numër i madh i kolonëve hynë në vendin e tretë më të shejtë të muslimanëve

 

KUDS (AA) – Qindra kolonë hebrenjë sot nën shoqërimin e policisë u nisën drejt kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Që në mëngjes mbi 300 kolonë hynë në kompleks, të shoqëruar nga rreth 20 policë”, ka thënë Firas al-Dibis, zyrtari i Trashëgimisë Fetare e cila është nën përkujdesin e Jordanisë.

“Kolonët hynë në kompleks përmes portës Al-Muggharbeh duke ecur në xhami para se të dalin përmes portës Al-Silsil”, shtoi ai.

Për muslimanët Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë në botë. Hebrenjtë nga ana tjetër, këtë zonë e definojnë si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty në kohët e lashta ndodheshin dy tempuj hebrenjë.

Grupe të hebrenjve të shoqëruar nga policia shpesh hynë në Al-Aksa. Dëshmitarët okularë, si dhe Zyra e Vakëfit në Kuds, paralajmërojnë se grupet hebreje me akte të tilla shkelin shenjtërinë e kompleksit.

Izraeli pushtoi Kusin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Izraeli aneksoi tërë qytetin në vitin 1980, me pretendimin se ky do të jetë kryeqyteti i shtetit hebre, akt i cili kurrë nuk u pranua nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit