16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Qeverija e SHBA-së shkon në ditën e tretë të mbylljes së saj

Më të lexuarat

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane është në ditën e tretë, ndërsa udhëheqësit republikanë të Kongresit duan të bllokojnë fondet për ligjin e sigurimeve shëndetsore të presidentit Obama, ose të vonojnë zbatimin e plotë të programit.

Presidenti Barak Obama tha sot se Kongresi duhet t’i japë fund mbylljes se qeverisë që po pengon qindra e mijëra punonjës të vazhdojnë punën dhe dëmton mijëra kompani që mbështeten në biznesin e qeverisë.

“Nuk do të ketë negociata mbi këtë. Populli amerikan nuk janë gurë shahu në një lojë politike. Ju nuk mund të kërkoni shpërblim në shkëmbim për mbajtur qeverinë hapur. Ju mund të kërkoni shpërblim në shkëmbim të kujdesit të ekonomisë. Ju nuk mund të kërkoni shpërblim për të bërë punën tuaj më themelore.”

Duke folur pranë Uashingtonit, presidenti tha se arsyeja e vetme e vazhdimit të mbylljes së qeverisë është se Kryetari i Dhomës nuk dëshiron të mërzisë “ekstremistët” e partisë së tij duke mos hedhur në votë një buxhet të miratuar nga Senati këtë javë. Ai buxhet nuk e prek ligjin e kujdesit shëndetsor.

Të gjithë demokratët dhe më shumë se 17 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se ata do të nënshkruajnë projekt-ligjin e senatit, në qoftë se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner do ta hedhë atë në votë./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit