14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Qeveria s’interesohet për shqiptarët e Sirisë”

Më të lexuarat

« Nga bombardimet e forcave qeveritare në Damask merret vesh se kanë rënë viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë nga Kosova… » njftuan mediat tona këtyre ditëve.

Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bëjnë me dije se dje, me rastin e operacionit të “pastrimet e qytetit prej terroristeve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e arnautëve”. Me këtë rast ranë dhjetëra të vrarë e të plagosur, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti me origjinë nga Podujeva, e Behlul Arnauti me origjinë nga Kalishani.

Lidhur me keto vrasje Myftiu i Republikës së Kosovës për agjencinë informaitve kombëtare « Presheva Jonë » ka shprehur shqetësim dhe ka dënuar ashpër këto masakra të regjimit damaskian.
« Shfrytëzoj rastin që të theksoj një informacion mjaftë të rëndësishëm me të cilin shumë pak merren mediat tona por edhe qveria jonë pa e kuptuar arsyen, se sot në Damaskë gjenden mijëra mijëra shqiptarë të pambrojtur. Rastin konkret sot në Damaskë kemi lagjen Muhaxheria e pastaj “Lagjja e arnautëve të cilat janë e mbushur plotë e përplot shqiptarë të ikur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Sot në keto lagje jetojnë mbi 10 000 shqiptarë dhe kush nuk dinë për jetën dhe aftin e tyre.. », ka thnë Mr.Tërnava./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit