12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qeveria Kurti publikon raportin e punës së 100 ditëve të qeverisjes (Dokument)

Më të lexuarat

Qeveria Kurti ka bërë publik tashmë raportin prej 64 faqesh për punën e bërë gjatë 100 ditëve të qeverisjes. Ky raport paraqet punën gjatë periudhës 4 shkurt – 6 maj 2020, nga ana e Qeverisë, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 3 shkurt 2020.

Në këtë raport thuhet se Qeveria ka reaguar me kohë në luftimin e pandemisë COVID-19, ka ngritur besimin e qytetarëve të Kosovës përmes shkarkimeve të personave jo kompetent dhe keqpërdorues, ka minimizuar shpenzimet me paranë publike dhe ka rritur transparencën e institucioneve publike.

Në raportin i cili është titullar “100 ditë qeverisje e mirë”, thuhet se Qeveria Kurti gjatë periudhës 100 ditëshe, në 30 mbledhjet e Qeverisë ka marrë 125 vendime, shkruan Telegrafi.

Në mesin e këtyre vendimeve përmendet heqja e taksës 100% dhe zëvendësimi me reciprocitet, anulimi i ndarjes së 50 milionë eurove për zgjatjen e autostradës Arben Xhaferi, anulimi i 7 milionë eurove për proshkëtin e zonës ekonomike në Malishevë e shume vendime tjera.

“Qeveria e Kosovës ka përgatitur dhe miratuar buxhetin për ndarjet buxhetore për vitin 2020, duke përmirësuar keq klasifikimet e shpenzimeve ndërmjet shpenzimeve kapitale dhe mallra e shërbime; reduktimi i numrit fiktiv të punëtorëve për 684 pozita; korrigjimi i pjesës tekstuale të ligjit; adresimi i obligimeve të papaguara nga organizatat buxhetore.

Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës ka filluar zbatimi nga Dogana i vendimit të Qeverisë për largimin e taksës 100% dhe zëvendësimi me reciprocitetin. Importet nga Serbia nga fillimi i zbatimit të këtyre masave kanë qenë 12.4 milionë euro, ndërsa janë eksportuar në Serbi mallra në vlerë 0.7 milion euro”, thuhet në raportin e Qeverisë.

Sa i përket çështjes së menaxhimit të pandemisë COVID-19, në raportin e Qeverisë Kurti theksohet se Qeveria ka ndarë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi, pastaj ka ndarë edhe 10 milionë euro të tjera pas shfaqjes së pandemisë edhe në Kosovë.

Në raport përmendet edhe ndarja e 500 mijë eurove për komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

“Hapja e llogarisë dedikuar Thesarit për fondet për menaxhimin e situatës së pandemisë, në të cilën, deri më datë 8 maj 2020 vetëm nga donacionet janë mbledhur mbi 700 mijë euro. Është siguruar financimi prej 102 milion euro, 52 milion euro nga kredia me FMN si dhe 50 milion euro letra me vlera (obligacion 10 vjeçar)”, thuhet tutje në këtë raport.

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/05/raporti-100-dite-qeverisje-e-mire_shqip-3.pdf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit