6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qeveria japoneze u kërkon falje personave të sterilzuar me forcë

Më të lexuarat

Qeveria e Japonisë u kërkoi falje dhjetëra mijëra njerëzve të cilët u sterilizuan me forcë në përputhje me Ligjin e dikurshëm për Mbrojtjen e Eugjenisë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit japonez Yoshihide Suga shprehu keqardhje të thellë dhe dërgoi kërkim faljeje për viktimat e praktikimit të ligjit, që kishte për qëllim parandalimin e lindjes së “pasardhësve me cilësi të dobët”.

Ai tha se të gjithë viktimave do t’u paguhet kompensim në para prej 3,2 milionë jenë (28.600 dollarë).

Ligji për Mbrojtjen e Eugjenisë në Japoni ishte në fuqi nga viti 1948 deri më 1996 dhe gjatë asaj periudhe, të paktën 25.000 njerëz u sterilizuan me forcë. Ligji kontradiktor lejoi mjekët të sterilizonin personat me probleme psikike dhe fizike.

Duke vepruar kështu, mjekët sterilizonin personat që ata vlerësonin se nuk mund të kishin pasardhës “cilësorë”.

Kjo praktikë ligjore u ndryshua në vitin 1996, kur hyri në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Amësisë, i cili nuk përfshinte elementet diskriminuese të ligjit të mëparshëm.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka thënë se probleme të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë në Japoni.

“Do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të ndërtuar një shoqëri pa diskriminuar askë, përfshirë personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara. Ne ndërtojmë një shoqëri në të cilën do të respektojmë lirinë dhe privatësinë e përbashkët”, tha Abe.

Kërkimi i faljes dhe premtimi për kompensim të qeverisë japoneze erdhën pasi shumë viktima i dhanë fund heshtjes së tyre të gjatë një periudhe dhjetëvjeçare dhe filluan të ngrisin akuza masive për përjetimet e tyre të dhimbjes fizike dhe mendore.

Si partitë qeverisëse, ashtu edhe ato opozitare, janë të një mendimi se pagesa e kompesimit prej tre milionë jenësh është një zgjidhje shumë më e favorshme për shtetin, pasi që paraqitësit e kërkesave kërkojnë deri në dhjetë herë dëmshpërblime më të larta.

Krahas sterilizimit të detyruar, në Japoni më shumë se 60.000 gra u janë nënshtruar abortit për shkak të sëmundjeve të trashëguara. Kjo nuk përfshin gratë që kanë vendosur t’i japin fund shtatëzënisë me vullnetin e tyre./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit