10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Qeveria ia mësyn Rusisë, Kinës e Afrikës së Jugut

Më të lexuarat

Për tre vjetët e ardhshëm, Qeveria e Kosovës i ka vënë prioritet vetes që të sigurojë njohjen e Kosovës nga Rusia, Kina, India e Afrika e Jugut.
Duket plan goxha ambicioz, por është i vërtetë. Madje, është paraparë në programin e miratuar tashmë qeverisës 2015-2018.

Sipas këtij programi, të cilin e posedon Gazeta Fjala, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës do të synojë gjatë mandatit të ardhshëm të arrijë njohjen e Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran nga 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së.

“E rëndësishme mbetet njohja e Kosovës nga Rusia, Kina, Brazili, India dhe Afrika e Jugut, si vende më ndikim në arenën ndërkombëtare dhe në rajonet e tyre përkatëse.  Qeveria vlerëson se pozicioni i tyre i pafavorshëm ka pësuar ndryshim të theksuar”, thuhet në program.

Megjithatë, nuk ka ndonjë plan konkret se si tdo të arrihen këto njohje.
Por, thuhet se do të vazhdohet të punohet me fuqitë e tjera rajonale, si: Indonezia, Nigeria, Meksika, Kenia, Kili, Paraguai, Bangladeshi dhe shtete të tjera me ndikim në rajone të ndryshme.
Ndërkaq, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në gjithë zonën Schengen, është vënë prioritet afatshkurtër i Qeverisë.

Megjithatë, nuk ështe përcaktuar ndonjë datë se kur do të mund të ndodhë diqka e tillë, por thuhet se “qeveria do të adresojë të gjitha rekomandimet e dala nga raporti vlerësues i Komisionit Evropian dhe nëpërmjet zbatimit me përpikëri të Planit të Veprimit për Liberalizim të Vizave, do të sigurojë që këtë proces të rëndësishëm për vendin ta përmbyllë sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Evropë”.

Në këtë aspekt, prioritet kyç mbetet zbatimi i Planit të Veprimit që adreson të gjitha sfidat e riatdhesimit, ri-integrimit, sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufirit dhe migrimit dhe sigurimit të përgjithshëm të rendit publik.kohaislame
 
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit