10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

Më të lexuarat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit që e ka mbajtur sot pasdite, ka sjellë vendim që të shpallë gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë.

Përveç shpalljes së gjendjes së krizës, Qeveria ka vendosur ta mbyllë qendrën e skijimit në Mavrovë, si dhe kalimet kufitare me Shqipërinë (Xhepçisht-Trebisht).

Nga Qeveria thonë se gjendja e krizës në Dibër do të zgjasë së paku 30 ditë, ndërsa shtojnë se do të shqyrtohet mundësia që gjendja e krizës të shpallet në gjithë territorin e vendit.

Qeveria në seancën e sotme i ka angazhuar të gjitha ministritë, drejtoritë dhe institucionet tjera shtetërore që të informojnë qytetarët në lidhje me gjendjen pas përhapjes së virusit dhe të jenë në dispozicion të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit