15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Qeveria e Serbisë angazhon një kompani në Amerikë për të lobuar rreth Kosovës, edhe për taksën

Më të lexuarat

Qeveria e Serbisë ka angazhuar firmën “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” që të lobojë për të në Washington.

Siç shkruan VOA në gjuhën serbe, duke u thirrur në dokumentin zyrtar, kjo firmë do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në Amerikë (duke përfshirë edhe zyrtarët e qeverisë amerikane) lidhur me disa çështje të bashkëpunimit rajonal”.

Sipas dokumentit të publikuar në gjuhën angleze, lobimi tek pala amerikane do të përfshijë, përveç temave të bashkëpunimit rajonal, edhe çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që Republika e Serbisë ka angazhuar firmën tonë për t’ju përfaqësuar në lidhje me komunikimet me SHBA-në – për çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal, përfshirë edhe ndalesat e vendosura nga autoritetet e Kosovës, në veçanti për mallrat dhe shërbimet me origjinë nga Serbia”, thuhet ndër tjerash në dokumentin në fjalë.

Po sipas VOA në gjuhën serbe, në dokumentin që është në Sekretarinë për Drejtësi, gjendet edhe kontrata ndërmjet firmës “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” dhe Zyrës së Avokatit të Shtetit të Serbisë – e cila përmendet se do të jetë kontakt primar me firmën lobuese.

Ndryshe, siç bëhet e ditur, kompania gjendet në 73 shtete ekzistuese dhe punëson 1,300 avokatë, të cilët për të punojnë në më shumë se pesëdhjetë vende të botës dhe, siç tregohet, ata janë të përfshirë në fushat ligjore, biznesit, sociale dhe perspektivës kulturore.

Ajo ka zyra në Abu Dabi, Pekin, Bruksel, Buenos Aires, Frankfurt, Hong Kong, Milano, Moskë, New York, Paris, Romë, Sao Paulo, Seul dhe Uashington.

Gjithashtu thuhet se klientë të saj janë korporata, institucione financiare, qeveri, biznese lokale, dhe individë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit