6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qeveria e Kazakistanit do të paguajë borxhet bankare të 500 mijë banorëve

Më të lexuarat

Në mënyrë që të ndihmohen shtresat më të varfra, qeveria e Kazakistanit do të paguajë borxhet bankare të 500 mijë banorëve, për t’jua lehtësuar jetesën.

Presidenti Kasym-Jomart Tokayev e ka nënshkruar dekretin presidencial, me të cilin shpenzohen rezervat shtetërorë, vetëm që të ndihmohen njerëzit në nevojë.

Me këtë rast, do të shpenzohen 243 milionë euro, për të shlyer kreditë që janë marrë për arsye të ndryshme, ndërsa tani e kanë të pamundur t’i përfundojnë.

Borxhi nuk duhet të jetë mbi 7,000 euro, ndërsa shteti do të paguajë borxhin dhe çdo interes, deri në 400 euro. Këto kushte, i plotësojnë rreth 500 mijë banorë.

Të parët që do të ndihmohen, janë familjet e varfra, fëmijët pa prindër, familjet e mëdha dhe ato pa kryefamiljar, si dhe personat me nevoja të veçanta.

Ky sistem i ndihmave, do të realizohet vetëm njëherë, andaj kërkohet që të bëhen kërkesat e nevojshme, sepse nuk do të përsëritet më.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit