6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Qeni kangal, që ruan më së miri kopenë”

Më të lexuarat

Anëtari i Këshillit rajonal të Toskana-s në Itali Roberto Salvini thotë se qeni ‘Kangal‘ nga qyteti Sivas i Turqisë është masa më e mirë parandaluese që mund të ballafaqohet kundër sulmeve në rritje të ujqërve ndaj kopeve të bagëtive në rajon.

Salvini në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me propozimin e tij që qeni ‘Kangal i Sivasit‘ të përdoret kundër ujqërve që sulmojnë kopetë e bagëtive në rajon.

Sipas tij, tashmë pesha e ujqërve në Itali është rreth 28-32 kg dhe se nuk ka ujqër në përmasa të vogla. Salvini shpjegon se lloji i qenve për barinj në Itali pothuajse mundej përherë përballë sulmeve të ujqërve me përmasa të mëdha në Evropë.

“Të gjithë atyre që merren me bagëti u rekomandoj kategorikisht të marrin dhe të përdorin qentë Kangal. Sepse punimet e kryera tregojnë se qeni Kangal është qen roje që mund të mbrojë më së mirë kopenë”, tha Salvini duke theksuar interesin për këtë racë të qenve të cilët mund të përballojnë sulmet e ujqërve me përmasa të mëdha në Evropë.

Salvini thotë se Kangali është qen shumë konkurrues në krahasim me ujqërit, i cili ka një trup të fortë, vrapon me një shpjejtësi rreth 60 kilometra në orë gjë e cila bën që ujku të rrëzohet. “Kangali po ashtu ka një kafshim që mund të ushtrojë më shumë presion se kafshimi i ujkut dhe se Kangali pothuajse nuk ka aspak frikë nga ujku”, shton më tej Salvini.

“Kangali i përgjigjet sulmit me forcë dhe vendosmëri”

Salvini tregon se Kangali qëndron brenda kopesë dhe duke fjetur bashkë me të e bën më mbrojtës kopenë. “Kangali sulmit kundër kopesë i përgjigjet me forcë dhe vendosmëri. Ai është gjithnjë i gatshëm t’i kundërpërgjigjet sulmit sepse ai fle bashkë me kopenë. Këshilli i rajonit është informuar për këtë racë të qenve si rezultat i një hulumtimi të kryer. Disa nga ambientalistët kundërshtojnë me arsyetimin se mund të jetë i rrezikshëm për turistët. Por, për mendimin tim kjo racë e kryen detyrën me rezultate të mira dhe do të fillojë të përdoret në Itali dhe në rajonet ku zhvillohet blegtoria në zona me kafshë të egra dhe që kanë probleme me ujqërit”, thekson ai.

Ai gjithashtu thotë se popullata duhet të njoftohet për racë të qenve e cila kryen detyrën. “Personave që merren me blegtori duhet t’u tregohet se ka qen roje që mund të vrasë ujqërit që sulmojnë tufat e tyre. Qentë e barinjëve të përdorur deri më sot janë mundur gjithmonë nga ujqërit edhe pse numri i qenve ka qenë tre deri në katër. Ata që merren me rritjen e kafshëve kur të shohin një herë se qeni qëndron me qetësi në mëngjes dhe ujku shtrihet në tokë do ta kuptojnë se qentë konkurrues janë të nevojshëm për të mbajtur gjallë e të qetë kafshët në zonat malore”, thekson Salvini.

Në vijim ai shton se në telefonin e tij ka shkarkuar pamje ku qeni Kangal përleshet dhe ndjek ujkun dhe se këto pamje ua tregon shpesh herë personave që merren me blegtori.

“Ata që ushtrojnë profesionin si barinj duhet të marrin qen Kangal nëse dëshirojnë të vazhdojnë profesionin e tyre, të qëndrojnë të sigurtë në livadhe, ku mund ta lënë tufën vetëm nën mbrojtjen e qenit i cili në rast rreziku nuk largohet dhe që ka aftësinë të mundë ujkun në një përleshje të mundshme”, tha Salvini.

Anëtari i Këshillit rajonal të Toskana-s, Salvini ka rekomanduar përdorimin e qenit Kangal pas një sulmi të ujqërve në një fermë pranë qytetit të Sienës në Itali ku si pasojë e sulmit nga ujqit ngordhën 70 dele.

Pas propozimit të Salvinit, dy familje italiane kërkuan 8 këlyshë Kangal nga një fermë në rrethin Altınyayla të qytetit Sivas në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit