“Qëndrimi i Turqisë mbi regjimin e Asadit kurrë nuk ka ndryshuar”

0

LEFKOSA (AA) – Zv/kryeministri turk, Hakan Çavuşoğlu, ka deklaruar se qëndrimi i Turqisë kundër regjimit sirian dhe Bashar al-Asadin kurrë nuk ka ndryshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Lefkosa, kryeqytetin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Çavuşoğlu përshëndeti sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të mbi objektivat e regjimit të Asadit.

“Reagimi i SHBA-ve, i Mbretërisë së Bashkuar dhe i Francës kundër sulmeve të Asadit është shumë i rëndësishëm edhe pse erdhi vonë”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu poashtu rikujtoi qëndrimin e Turqisë kundër Asadit, duke thënë se nuk ka ndryshuar që nga fillimi i luftës siriane.

“Turqia po qëndron pikërisht në të njëjtën pikë ku ishte në të kaluarën. Diskursi ynë kryesor, që nga fillimi është integriteti i saj territorial”, tha zv/kryeministri turk.

Të shtunën, SHBA në koordinim me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar kreu një seri sulmesh ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Asadit, pasi ky i fundit u akuzua si përgjegjës për sulmin me armë kimike të 7 prillit në Duma të Gutës Lindore.