11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qëndrimi i shëmtuar i NATO-s ndaj sulmeve në Turqi

Më të lexuarat

Me afrimin e marrjes së detyrës së Presidentit Donald Trump është vërejtur edhe shtimi i numri të sulmeve të terrorit.

 

Kanë mbetur afërsisht dy javë nga marrja në dorëzim të detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me afrimin e kësaj ngjarjeje është vërejtur edhe një rritje e akteve të terrorit në botë. Emrat e organizatave terroriste janë të ndryshme, por aktet, qëllimet dhe rezultatet e synuara janë gjithmonë të njëjta. Prandaj në mbarë botën, e posaçërisht në Turqi, mbretëron konkluzion se terrori administrohet nga një qendër e vetme.

Pasi që Presidenti i Francës, François Hollande filloi ti mbrojë tezat e Presidenti turk Erdoan, në Franca u jetuan gjakderdhjet. Qendrat turistike në vend, me në krye kryeqytetin Paris, u bënë objektiv i sulmeve të terrorit me çrast humbën jetët një numër i madh i qytetarëve francezë dhe turistët. Për shkak të këtyre akteve të terrorit Franca për më shumë se një vit administrohet nën regjimin e “gjendjes së jashtëzakonshme”. Franca, e cila njihet si qendra e demokracisë, të drejtave dhe lirive individuale, nuk u mjaftua me kaq, por lidhi edhe gjyqësorin për vullnetin politik.

Në mënyrë të njëjtë kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri sikur përkrah politikat e Sirisë, të cilat kanë në fokus paqen, qetësinë dhe njeriun, të Presidentit Erdoan, Gjermania u ekspozua ndaj sulmeve serioze të terrorit.

Ndaj politikave të paqes dhe lirisë për Sirinë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nga bota perëndimore vetëm qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës doli haptazi kundër. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian me heshtjen e tyre përkrahën këto politika gjakderdhëse të Obamas. Presidenti Obama dhe bashkëpunëtorët e tij insistonin në vazhdimin e luftimeve në Siri dhe pothuajse ia imponuan këtë botës. Përkrahja e politikave të Obamas nga ana e regjimit iranian, që duket si armiku i përjetshëm i ShBA-së, dukej si një shaka e bërë nga ana e historisë.

Tërheq vëmendjen që Turqia, e cila mbron tërësinë territoriale të Sirisë që përpiqet për vendosjen sa më parë të paqes dhe e cila nuk bënë lëshime në këtë drejtim, është bërë objektiv i organizatave terroriste. Sa kosto të lartë paska kërkim i paqes, qetësisë, lirisë dhe demokracisë në Siri!

Kohëve të fundit Turqia ndodhet në objektiv të sulmeve të drejtpërdrejta të organizatave terroriste PYD/PKK dhe DAESH me qendër në Siri. Si pasojë e këtyre sulmeve me dhjetëra ushtarë, policë dhe qytetarët bien dëshmorë. Klubi perëndimor, anëtare e së cilës është edhe Turqia, vetëm proteston dhe shpreh ngushëllime ndaj këtyre sulmeve, ndërsa lë vetëm Turqinë në luftën e saj kundër DAESH-it në Siri e kjo është një situatë mjaftë dramatike dhe paradoksale.

Në të vërtetë, Turqia u la vetëm nga ana e aleatëve të saj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s ende pa i filluar operacionet kundër terroristëve në Siri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera i tërhoqën sistemet e mbrojtjes ajrore nga Turqia.

Turqia edhe pse u la vetëm, ajo e filloi luftën kundër organizatave terroriste në Siri. Vendet e koalicionit ndërkombëtar krahas të gjitha sulmeve të bëra gjatë 4 viteve ndaj DAESH-it nuk arritën të korrin fitore, mirëpo Turqia, me afërsisht 300 ushtarë dhe 15 tanke, me plotkuptim të fjalës spastroi nga DAESH-i dhe PYD-ja pjesën veriore të Sirisë. Për më tepër këtë e bën pa marr mbështetje as nga ajri e as nga shërbimet informative të koalicionit ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me arritjen e sukseseve përfundimtare ndaj organizatave terroriste në qytetet kryesore të Turqisë PYD/PKK-ja dhe DAESH-i shpërthyen bombat dhe vranë me qindra ushtarë, policë dhe civilë. Ashtu si çdo herë vendet partnere dhe aleate të Turqisë në klubin perëndimor u mjaftuan vetëm me dënimin e sulmeve në fjalë. Madje disa prej tyre nuk përmendën as emrin e organizatave terroriste PKK dhe PYD.

Pas sulmit të DAESH-it të kryer në Stamboll në natën e festës së vitit të ri, nga bota perëndimore erdhi një reagim mjaftë mahnitës. NATO-ja, e cila është ombrellë e mbrojtjes së perëndimit, u solidarizua me dhimbjen e Turqisë me uljen e flamujve në gjysmështize. Kjo është një situatë mjaftë interesante. Krahas martirizimit të qindra ushtarëve turq nga ana e organizatave terroriste PKK dhe DAESH, NATO-ja deri më sot nuk bëri ndonjë reagim të tillë. Në të vërtetë aleanca veri-atlantike duhej të tregoj një reagim të tillë. Sepse ushtarët turq njëkohësisht janë edhe ushtarët e NATO-s. Aleanca nuk uli flamujt në gjysmështize për ushtarët e saj, por këtë e bëri për civilët e vrarë në natën e vitit të ri. Ky qëndrim i NATO-s është i qartë. NATO-ja, e cila nuk mban zi për qindra ushtarë të martirizuar, ulë në gjysmështize flamujt kur mendon se është bërë ndonjë ndërhyrje ndaj mënyrës së saj të jetesës.

Ky qëndrim i NATO-s është gjithsesi me prapavijë politike dhe bënë dallime politike midis vdekjeve dhe të vdekurve. Ky qëndrim me shprehje më të lehtë është i shëmtuar dhe i pamoralshëm. NATO-ja, e cila nuk mban zi për humbjen e jetëve të qindra ushtarëve e policëve dhe të mijëra qytetarëve civilë të një vendi anëtarë, mban zi për sulmin e kryer ndaj një qendre të argëtimi në natën e vitit të ri.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit