13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qëndrimi i Maqedonisë për Jerusalemin, diplomatët me pikëpamje të njëjta si BE (Video)

Më të lexuarat

Kështu protestuan një grup të rinjsh në çarshinë e Shkupit pas vendimit të Presidentit Tramp për të pranuar Jerusalemin si kryeqytet të ri të Izraelit.

“Kjo protestë është organizuar nga një grup studentësh të cilët kanë marrë iniciativë që të dalin kundër shtetit të Izraelit që morri vendimin që ta bëjë Kudsin, shenjën e besimit tek myslimanët, për kryeqytet”, u shpreh Hasan Rexhepi, organizator i protestave.

Vendimin e Presidentit Tramp, profesori Nano Ruzhin e konsideron si lëkundje të pozitës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si arbitër në kapërcimin e krizës mes palestinezëve dhe izraelitëve.

“Me këtë vendim, Tramp mbetet i izoluar nga një numër i madh i shteteve evropianë dhe botërore, sepse kjo gjë mund të shpie në një revoltë të tretë. Është bërë shkelje sepse edhe paqja e brishtë që ekziston mes etnive, tani është prishur, për më tepër që Jerusalemi konsiderohet si vend i tre religjioneve, islamit, judaizmit dhe krishterimit. Prandaj mendoj se ky është një hap i panevojshëm”, tha Nano Ruzhin, profesor universitar.

Televizioni 21, nga burime diplomatike të vendit, mësoi se “Republika e Maqedonisë me kujdes po e ndjek situatën në lidhje me deklaratën e presidentit Tramp për Jerusalemin dhe se ndan pikëpamjen e Bashkimit Evropian për nevojën e zgjidhjes së situatës dhe përmbushjen e aspiratave nga të dyja palët. Përfshirë këtu edhe negociatat për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit si kryeqytet i të dyja palëve”.

Sipas Ruzhinit, Maqedonia si vend i vogël, nuk është faktor i rëndësishëm në politikat globale.
“Mendoj se diplomacia maqedonase nuk do të deklarohet për këtë çështje sepse nuk dëshiron të sjellë vetes momente të pakëndshme, dhe as të ballafaqohet me interesat amerikane, edhe pse vetë mendimi amerikan është i dyzuar”, shtoi Ruzhin.

Ruzhin thotë se me këtë vendim gjithashtu është shkelur Marrëveshja e Oslos e nënshkruar në vitin 1993, në të cilin thuhet se Jerusalemi nuk mund të jetë kryeqytet i Izraelit dhe as monopol i ndonjërës palë.

https://www.youtube.com/watch?v=5bxZFoTTkJQ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit