20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Qëndrim skeptik i BE ndaj planeve britanike për Brexit

Më të lexuarat

Propozimet britanike për marrëdhëniet nach dem Brexit janë pranuar me rezerva në Bashkimin Europian. Para së gjithash idetë për partneritetin ekonomik ngrenë pikëpyetje.

Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier nuk është i sigurtë, nëse propozimet britanike për Brexit janë të zbatueshme.

E paqartë është, nëse ato janë „në interes të BE-së” dhe „në ujdi me parimet bazë të saj”, europiane, u shpreh Barnier.

Bashkë me ministrat e Europës të 27 vendeve anëtare, Barnier diskutoi në Bruksel planet britanike. Në qendër të tyre zona e tregtisë së lirë me BE dhe vazhdimi i shkëmbimit të lirë të mallrave dhe produkteve bujqësore.

Londra synon një „libër rregulloresh të përbashkëta” me BE, për të harmonizuar standartet dhe direktivat.

Por këto ide të Londrës lenë pyetje të hapura që duhet të diskutohen me palën britanike, tha Barnier. Në këtë pikë ai përmendi harmonizimin e tyre me katër liritë themelore të tregut të përbashkët europian për personat, mallrat, kapitalin dhe shërbimet.

Libri i bardhë i qeverisë britanike shkakton skepticizëm

Si një tjetër pikë delikate për marrëveshjen e planifikuar të daljes nga unioni, Barnier përmendi çështjen e Irlandës.

Ende nuk ka ujdi për kufirin mes anëtares së BE, Irlandës dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe. Për këtë problem duhet të kemi plan garancie, kërkoi Barnier.

Edhe nga Irlanda erdhën tone skeptike. Libri i bardhë i qeverisë britanike është një bazë për t’u diskutuar, tha ministri i Jashtëm, Simon Coveney radios RTE, por negociatat nuk do të jenë të lehta.

Edhe nga kryeqendrat europiane reagimet janë të rezervuara. BE tregohet e hapur, por kjo nuk do të thotë se „libri i bardhë” gjen mirëkuptim të plotë në BE.

Edhe ministri gjerman i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, tha se për BE ka rëndësi vendimtare që 27 vendet e BE të paraqiten të vendosura, dhe të ruhet integriteti i tregut të brendshëm.

Sipas kryenegociatorit, Barnier marrëveshja e daljes nga unioni duhet të jetë gati deri në tetor apo nëntor, me qëllim që të mundësohet ratifikimi nga parlamentet e vendeve të BE, deri në mars 2019.(dw)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit