6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Qëllohet me armë shqiptarja 40-vjeçare në Greqi

Më të lexuarat

Një 40- vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së saj, raportojnë mediat greke. Sipas protothema.gr mësohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të banesë së saj, në rrugën Aghia Paraskevi në Chaidari.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk dihet, është transferuar në spitalin Tzanei ku ndodhet në gjenjde të rëndë. Sipas të njëjtave burime ajo ka pasur plagë në kokë. Dëshmitarët thanë se autorët zbritën nga një makinë. Mediat helene shkruajnë se ajo jetonte me bashkëshortin e saj që është aktor dhe që është shpallur në kërkim. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit