8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Që kur filluam me praktikimin e kësaj këshille, nafaka na vinte nga të gjitha anët

Më të lexuarat

Para tre vitesh, vizitova një shoqe të dashur pasi që ishte martuar. Jetonin në një apartament të vogël në afërsi të familjes së burrit të saj. Pas asaj vizite nuk u takuam gjatë, por ishim në kontakt vetëm përmes celularëve.

Bisedonim rreth gjërave dhe ndodhive të reja. E dija që situata materiale kishte filluar t’u përmirësohej dhe se bashkëshorti i saj kishte filluar njëfarë biznesi.

Pas një kohe kisha rastin t’i vizitoj sërish, por tani shtëpia e tyre ishte në kryeqytet në pjesën elite…

Që kur hyra në shtëpi, vetëm shqiptoja: “MashaAllah tebarekallah”. U befasova me madhësinë e shtëpisë dhe mobilet e shtrenjta që mund ti blejnë vetëm të pasurit. U ulëm dhe filluam të bisedojmë. Bëj dua që Allahu t’u japë bereqet dhe i pyeta për ndryshimin e madh, ndërsa ajo u përgjigj: “SubhanAllah, desha të të flas rreth kësaj. Unë dhe burri im para dy vitesh vendosëm një arkë në dhomën e fjetjes dhe çdo ditë kur zgjoheshim vendosnim diçka, një markë, dy… njëqind…
Me rëndësi që të vendosnim diçka me qëllim që të jemi të përfshirë në hadithin e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu ‘alejhi ue sel-lem, në të cilin qëndron: “Nuk ka asnjë ditë në të cilën gdhihen robtë e Allahut e të mos vijnë dy melekë, njëri prej tyre thotë: “O Zot, shtoja pasurinë bujarit!” Tjetri thotë: “O Zot, shkatërroj koprracin.” (Hadith)

Dhe në fundjavë, burri im hapë arkën dhe merr paratë pa mos e ditur sa ka brenda,i vendos në xhepin tij dhe i shpërndanë si sadaka pas namazit të xhumasë.

Këtë këshillë e morëm nga interneti. Betohemi në emër të Allahut, që kur filluam praktikumin e kësaj këshille, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët.

Të vërtetën ka thënë i Madhëruari: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.” [El-Bekare, 245]

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit