6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qaforja e Hatixhes – Tregimi për një dashuri madhështore – Lexoje

Më të lexuarat

Njëra nga vajzat e Profetit Muhamed Zejnebja, ishte e martuar për Ebil As Ibn err-Rrebi’ën, që ishte idhujtar, kurse Zejnebja ishte muslimane. Ajo u përpoq me të gjitha mundësitë e saj që Ebil Asi ta pranonte fenë islame, po më kot, ai prapëseprapë ishte këmbëngulës në mosbesim. Përpos kësaj, ai madje iu bashkua radhëve të ushtrisë idhujtare të kurejshëve për t’i luftuar muslimanët në luftën e Bedrit. Në këtë luftë fituan muslimanët, e Ebil Asi ishte një prej pengjeve të zëna rob lufte. Mekasit dërguan menjëherë shpagimet për lirimin e pengjeve; ndër gjësendet e dërguara për lirimin e tyre ishte edhe qaforja e Zejnebes, të cilën ia kishte dhuruar nëna e saj, Hatixhja (gruaja e Profetit Muhamed), ditën kur ishte martuar ajo (Zejnebja). Zejnebja e kishte dërguar këtë qafore vetëm për ta liruar burrin e saj nga muslimanët. Kur e pa Pejgamberi qaforen e Zejnebes, i shikoi shokët e tij, të cilët ishin shtangur dhe gjendjen e ndiqnin në heshtje. Në ato momente mbretëroi një qetësi e mërzitshme, të cilën i Dërguari i Allahut do ta ndërpriste me lot në sy, filloi të qaj me të madhe dhe iu drejtua ashabëve të tij me një butësi dhe dashuri:

“Nëse pajtoheni për t’ia liruar pengun e saj (Ebil Asin) dhe për t’ia kthyer qaforen që ka dërguar, kjo qafore është dhurata e ime ndaj Hatixhes, nuk është qafore e thjeshtë”.

Ata thanë: Po, o i Dërguar i All-llahut, dhe menjëherë e liruan Ebil Asin duke ia kthyer sërish Zejnebes qaforen e saj.

(Transmeton Ebu Davudi).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit