7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

PYJET RRAFSH

Më të lexuarat

Agjencia Pyjore e Kosovës alarmon për prerjet ilegale dhe pa kontroll të pyjeve. Dëmet e shkaktuara vetëm vitin e kaluar nga prerësit ilegalë, sipas të dhënave të Agjencisë, janë 22,447.08 metra kub dru. Në Ministrinë e Bujqësisë fajësojnë gjykatat se nuk po e kryejnë punën si duhet, madje thonë se po i stimulojnë ilegalët.

Malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna të Dukagjinit po shkatërrohen me të madhe. Agjencia Pyjore e Kosovës është në hall me prerjen ilegale të pyjeve në këto pjesë dhe zona të tjera të Kosovës.

Dëmet e shkaktuara vitin e kaluar nga prerësit ilegalë sipas të dhënave të Agjencisë janë 22,447.08 metra kub dru.

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, në kompetencën e të cilëve janë edhe pyjet, fajësojnë gjykatat se nuk po e kryejnë punën si duhet, madje thonë se po i stimulojnë ilegalët.

Adil Behramaj, këshilltar për medie në këtë ministri, tregon se përmes Inspektoratit të Pyjeve në vitin e kaluar janë hartuar 553 procesverbale, 113 vendime, 190 fletëparaqitje, ku 161 kanë qenë për kundërvajtje dhe 29 për vepra penale dhe po ashtu janë konfiskuar mbi 1200 metra kub dru të prerë ilegalisht.

Po ashtu, ai thotë se për mbrojtjen e pyjeve, autoritetet komunale në periudhën janar-dhjetor të vitit 2011 kanë ngritur gjithsej 7635 fletëparaqitje, prej të cilave 4868 kanë qenë për kundërvajtje dhe 2767 për vepra penale.

Megjithatë, puna e gjykatave, sipas tij, është e vogël në këtë rast.

“Nuk jemi aspak të kënaqur me shqyrtimin e këtyre lëndëve nga gjykatat, sepse ka shumë fletëparaqitje që janë ngritur para 3-4 viteve që ende nuk janë shqyrtuar dhe përveç kësaj, edhe ato që i kanë shqyrtuar gjykatat dhe i kanë nxjerrë aktvendimet, gjobat që kanë dhënë nuk janë aspak në funksion të parandalimit të prerjeve ilegale të pyjeve, sepse janë shumë simbolike dhe shumë më shumë i stimulojnë prerësit ilegalë që të vazhdojnë me këtë “zeje”, sesa që i parandalojnë”, thekson Behramaj./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit