20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pyetja e mistershme që terroristi i Zelandës së Re i bëri policisë pasi vrau 51 veta në xhami

Më të lexuarat

I akuzuari për sulmin terrorist në xhaminë e Christchurch në Zelandën e Re, pasi që u kap nga policia, tërë kohës ia kishte bërë një pyetje, të cilën e kishte përsëritur vazhdimisht.

Brenton Tarrant, 28 vjeçar, vazhdimisht i kishte pyetur: ‘Sa persona i kam vrarë?’ dhe ‘Sa persona i mora’?

Raportohet se Tarrant ishte në gjendje mentale jo të mirë pas arrestimit, por pasi që e kuptoi se u kap, ai tërë kohës pyeste se sa persona kishte vrarë.

Zyrtari policor nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të tij po besohet se ata këto fjalë i shkruan në deklaratat e tyre, të cilat do të përdoren kundër tij gjatë gjyqit.

Tarrant për momentin po mbahet në një burg të sigurisë maksimale duke pritur që të gjykohet për vrasjen e 51 myslimanëve në dy xhami në Zelandë të Re.

Allahu i shpërbleftë me Xhennet të vrarët  në xhami, ndërsa ky monstrumi, që vrasjen e konsideron një numër e asgjë më shumë u dënoftë në dynja në ahiret!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit