6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Pyetësori, që për FBI-në mund të jesh edhe një terrorist

Më të lexuarat

“Subjekti udhëton?”, “I përdor lehtësisht armët dhe municionet?”, “Përdor substanca (drogë, alkool)”, “Ka pësuar së fundmi ndonjë fatkeqësi apo një poshtërim të vërtetë ose imagjinar?”. Pyetje që në pamje të parë duken banale. Por që sipas një dokumenti të publikuar nga “The Intercept”, janë përdorur nga FBI për të përcaktuar treguesit e ushtrimit të dhunës (radikalizmit). Që do të thotë, se agjentët e përkushtuar në analizën e një të dyshuari për terrorizëm, duhet të gjurmojnë profilin e subjektit, duke u bazuar mbi këto gjurmë.

Për çdo përgjigje del një rezultat, që të udhëzon për të përcaktuar radikalizmin në një shkallë nga 1 deri te 100. Mbi bazën e të dhënave, hetimet pastaj marrin një kthesë të rëndësishme.

Siç bën të ditur gazeta e Gleen Greenwald, autor i “scoop”-it të “Datagate”-it, gjurmët përbëhen nga 48 pyetje dhe kjo është kryer në vitin 2015. Disa pyetje janë më të sigurta se të tjerat. Pastaj ka disa të tjera që shkojnë deri në fund. Numri 20 për shembull, thotë: “Subjekti merr instruksione ose është nën drejtimin direkt të ekstremistëve të huaj?”. Një kuotë e pyetësorit, i dedikohet profilit psikologjik për të kuptuar nëse ekzistojnë ç’ekuilibra që mund të favorizojnë radikalizmin dhe kryerjen e akteve të dhunshme.
Në veçanti kjo ndodh me ish-militantët “e heshtur”, siç nënvizon pyetja numër 10 dhe sjelljet më dyshuese, si mungesa e punës, ndryshimet e aspektit fizik (por nuk specifikohet se çfarë tipi).

Në pyetësor shmanget çdo referencë për besimin. Por është e qartë se si objektiv janë subjektet në rrezik rekrutimi nga ana e grupeve xhihadiste, të konsideruar nga analistët mes më të rrezikshmëve të momentit. Nëse edhe SHBA-të kanë parë rritjen e numrit të sulmeve të lidhura me xhihadizmin, sipas “The Intercept”, pyetësori gjithsesi zbulon një shtrembërim të formës dhe të thelbit të rëndësishëm.

“Edhe duke lënë mënjanë aspektin e të drejtave themelore, si liria e shprehjes, besimi te një model matematik ose te një algoritëm, përpilimi i një profili të tillë është i rrezikshëm”, – paralajmëron Karen Greenberg, drejtor i “Fordham Laë School’s Center on National Security”.

Në Europë, metodat e hetimit të FBI-së, kanë shkaktuar gjithnjë ndonjë dyshim. Federalët, tradicionalisht bëjnë punë nën rrogoz për të kapur terroristët. Që do të thotë se bëhet fjalë për infiltrimin e organizatave ekstremiste me agjentë të kamufluar, që ndikojnë në sjelljen e anëtarëve të tjerë të grupit. Por bëhet fjalë për një metodë që ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme.

Pavarësisht nga çështje të karakterit etik, ekziston pastaj një problem mes komunitetit mysliman. Pas tensionit gjatë fushatës elektorale dhe pas urdhrit të Trump kundër emigrantëve, frika e një pjese të analistëve, është që administrata e re amerikane, ka ndër mend të interpretojë anti-terrorizimin ekskluzivisht në kuptimin anti-islamist, duke injoruar për shembull luftën kundër ekstremizmit të djathtë. Një qëndrim që mund t’i shkaktojë dëme një vendi që deri në këto momente ka përjetuar një numër të ulët të radikalizmit xhihadist në krahasim me realitetet e tjera evropiane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit