12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

PYD/PKK shënjestroi xhamitë në Evropë

Më të lexuarat

Mbështetësit e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, kanë në objektiv dhe sulmuar xhamitë në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e organizatës terroriste e cila deri më tani ka ekzekutuar mijëra persona, i kanë shtuar sulmet ndaj xhamive në qytete të ndryshme të Evropës, pas nisjes së operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë nga ana e Turqisë.

Në 5 ditët e fundit, duke filluar nga Gjermania, përkrahësit e PYD/PKK kanë sulmuar gjithsej 6 xhamia në Evropë. Gjatë natës, duke hedhur gurë dhe çanta me ngjyra, ata kanë thyer dritaret e xhamive dhe në muret e tyre kanë shkruar shkrime të ndryshme dhe mesazhe kërcënuese.

Sulmi i parë në Gjermani pas fillimit të operacionit të Turqisë kundër organizatës terroriste PYD/PKK, u krye në mbrëmjen e 21 janarit në xhaminë Sultan Alparslan të Kassel-it.

Më 22 janar, objektiv i sulmeve të mbështetësve të organizatës terroriste separatiste, ishin xhamia Ejup Sultan e Bashkimit Islam Turk për Çështje Fetare (BITÇF) në Leipzig dhe Xhamia e Gjelbër në qytetin Minden të Nordrhein-Westfalen. Mësohet se sulmet në të dy qytetet janë kryer nga 4 persona. Gjithashtu është interesant fakti që rruga e marshimit të mbështetësve të PYD/PKK, kalonte nga rajoni ku gjendeshin xhamitë.

Në orët e hershme të mëngjesit të 23 janarit, mbështetësit e PYD/PKK, në muret e xhamisë së vakëfit “Geylani Hizmet” në qytetin Roterdam të Holandës, kanë shkruar shkrime të tipit “Afrin”, “Apo”, “Rinia PKK”. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të 24 janarit, në provincën Höchst të Frankfurtit, objektiv i mbështetësve të PYD/PKK ishte xhamia Ejup Sultan.

Në mbrëmjen e 25 janarit, gjatë sulmit ndaj Xhamisë së Madhe në Stade-Bützfleth të Saksonisë së Poshtme, u thyen dritaret e xhamisë dhe shtëpisë rinore. Me ngjyrë në mure u shënuan slogane dhe shkrime kërcënuese.

Më 22 janar, mbështetësit e PYD/PKK, në protestën pa leje të organizuar në aeroportin Hannover-Langenhagen, sulmuan pasagjerët me shkopinj.

Në të gjitha sulmet e kryera deri më tani, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur dëme në njerëz. Për muslimanët, është shqetësues fakti që edhe përkundër fillimit të hetimeve nga njësitë policore të vendit, ende nuk është arrestuar askush.

Në deklaratën për AA, kreu i Këshillit Islam të Gjermanisë, Burhan Kesici, duke bërë të ditur që xhamitë sulmohen çdoherë kur ka problem mes Gjermanisë dhe Turqisë, shtoi: “Edhe kjo tregon synimin politik të sulmeve. Ne presim nga autoritetet gjermane që në mënyrë më aktive tu dalin ballë sulmeve ndaj xhamive dhe t’i parandalojnë ato.”

“Edhe përkundër faktit që ka shumë sulme ndaj xhamive, fajtorët nuk kapen”, – tha Kesici, duke theksuar që nuk ka parë ndonjë rezultat sa i përket kësaj çështjeje. Ai poashtu theksoi që në ngjarjet e këtij lloji, mund të ketë dhe humbje jetësh: “Sigurisht që jemi të shqetësuar. Mundësia është shumë e lartë që të dalë ndonjë problem gjatë ditës kur xhemati gjendet brenda në xhami. Mund të çojë deri në humbje jetësh. Prandaj duhet ndaluar këto sulme.”

Duke pohuar që nga ana tjetër, këto ngjarje ulin motivimin tek ata që frekuentojnë xhamitë, ai tha se ekziston dhe mundësia e qëndrimit të tyre larg nga xhamitë.

Kesici u bëri thirrje autoriteteve gjermane: “E rëndësishme është që autoritetet gjermane të mbështesin xhamitë dhe të tregojnë që nuk neglizhojnë diçka të këtillë. Gjithashtu atyre që bëjnë këtë duhet tu thuhet se kanë synime të gabuara politike dhe se këto nuk do të pranohen.”

Vitin e kaluar në Gjermani, mbështetësit e PYD/PKK në intervale të caktuara kohore kanë sulmuar xhamitë. Një prej sulmeve më të kujtuara është sulmi në muajin prill, kur në xhaminë Ejup Sultan të BITÇF, të lokalizuar në qytetin Weil am Rhein në jugperëndim të Gjermanisë, afër kufirit me Francën, duke hedhur koktej molotov deshën të rrethojnë xhaminë. Rasti në fjalë iu ngarkua mbështetësve të PKK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit